Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet në qendër të qytetit kryetarja e Qarkut të Korçës

Sulmohet në qendër të qytetit kryetarja e Qarkut të Korçës

Kryetarja e Qarkut të Korçës, Ana Verushi,  është sulmuar në ditën e sotme nga një grua në qendër të qytetit.

Burime zyrtare thanë për citynews se qytetarja që ka sulmuar Ana Verushin është shoqëruar në polici, ndërkohë që nga sulmi, mësohet se kryetarja e qarkut ka përfunduar e gjakosur.

Burime nga vendngjarja i thanëcitynews se qytetarja e ka kapur prej flokësh duke tentuar ta tërheqë për një çshetje që pritet të sqarohet nga policia.

Incidenti ka zgjatur disa minuta, ndërsa kryetarja e Qarkut Korçë, Ana Verushi, pas dhunës nga qytetarja, në panik, ka hyrë tek banka që ndodhet aty pranë.

Të njëjtat burime theksuan se incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit përballë me kullën e ndërtuar, pranë godinës së ish- BKT.

Qytetarë të shumtë u mblodhën në vendngjarje. Mësohet se pasi u fut në ambientet e bankës,  administrata e saj e ka nxjerrë jashtë krytaren e Qarkut Korçë, Ana Verushi./citynews

Please follow and like us: