Albspirit

Media/News/Publishing

Xiaomi dhe Microsoft vulosin partneritetin global

Prodhuesi kinez i celularëve smartfon Xiaomi ka blerë rreth 1500 liçensa nga gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft. Kjo marrëveshje është pjesë e asaj që Xiaomi e quan “Partneriteti global”, e cila do të ndihmojë firmën kineze të zgjerohet jashtë tregut vendas. Këto liçensa mbulojnë komunikimin me wireless, videot, cloud dhe teknologjitë multi-media. Ndërkohë, Xiaomi do të instalojë Microsoft Office dhe Skype në smartfonet e tij Android dhe në tableta. Vitin e kaluar Xiaomi shiti më shumë se 70 milionë smartfonë.

Please follow and like us: