Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshojnë emoji, shtohen 72 figura të reja

emoji-afp-getty

Emoji që përdoren në çdo platformë do të pasurohen me një gamë të gjerë figurash të reja.

Unicode Consortioum, që kujdeset për standardet e emoji në mënyrë që të punojnë në çdo faqe, ka nisur punën për përditësimin e tyre, ku përfshihen rreth 72 pamje të reja, për t’i dhënë mundësinë përdoruesëve që të shprehin emocionet e tyre.

unicode-9-emojis-emojipedia

Disa prej emoji që do të shtohen, përshijnë një figurë që shtrihet përtokë nga e qeshura, që deri më tani përfaqësohej nga shenja si kjo:  ¯\_(ツ)_/¯. Një tjetër imazh përshin atë me kapele cowboy, por nuk do të mungojnë edhe figura të ushqimeve të ndryshme, apo ato që tregojnë aktivitete të ndryshme.

Përditësimi i emoji të reja do të kërkojë pak kohë, derisa të mbërrijnë në telefonat e të gjithëve. Aprovimi i këtyre emocioneve të reja pritet të ndodhë në fund të muajit dhe më pas do të vizatohen dhe integrohen në sistemet përkatëse operative nga kompanitë që i bëjnë ato.

Please follow and like us: