Albspirit

Media/News/Publishing

“Përse më shikon …” Drejtori nxjerr pistoletën dhe qëllon qytetarin

Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 4 vjet burgim për ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi. Ai akuzohet për për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në datën 26.02.2016, Malushi ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në lokalin e peshkut “Farma”, në afërsi të Kolonjës. Ai ka qënë së bashku me shtetasin Andrea Memelli, të cilit i thërasin Altin dhe është i punësuar tek njës subjekt privat. Ky shtetas ishte shofer i autobotit me naftë, i cili furnizon me karburant dy pikat e karburantit që disponoheshin nga kallzuesi. Kallzuesi, së bashku me shtetasin Andrea Memelli, qëndruan për kafe.

Në njërën prej ndarjeve të lokalit, kallëzuesi ka vënë re se ishin ulur shtetasi Sergei Peshtani, i cili ështëa dministrator i Njësisë Administrative Leskovik, Roberti Hamzai, i cili është Drejtori i Agjensisë Elektrike Kolonjë, një person tjetër me moshë rreth 55 vjeç, i cili shoqërohet shpesh me Sergein, Orest Malushi dhe pronari i lokalit Jeton Hida. Në një moment, shtetasi Orest Malushi, i ka thënë Andreas (Altinit) “përse më shikon mua”, Andrea i ka thënë “Nuk po të shikoj ty”. Në këtë moment ka ndërhyrë kallzuesi, duke i thënë “lëre se është shoferi im”. Shtetasi Orest Malushi, i është kthyer kallzuesit duke ju drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë ke? dhe nxori nga brezi një pistoletë TT, me ngjyrë të zezë dhe qëlloi një herë, por mua nuk më zuri plumbi”. Kallëzuesi sqaron se plumbi bëri rikoshet në dyshemenë prej pllaka guri. Vendi ku ka bërë plumbi rikoshetë, ishte prapa tavolinës ku ishte ulur kallzuesi me Andrean (rreth 1 m larg). Në këtë moment ndërhyri Jetoni (pronari i lokalit) dhe ia rrëmbeu nga dora pistoletën shtetasit Orest Malushi, i cili ishte në gjëndje të dehur. Jetoni ia hoqi fishekun që kishte në gojë, si dhe ia mori krëhrin e fishekëve dhe ia dha pistoletën pa fishekë Orestit.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Korçës kërkon dënimin me gjobë nga 150 mijë – 450 mijë lekë për Sergei Peshtani (administrator i Njësisë Administrative Leskovik); Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë;, si edhe për shtetasit Jeton Hida, Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha, të akuzuar për veprat penale të “Deklarimit të rremë” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë.

Please follow and like us: