Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria dhe Kosova, ja marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara sot

 

foto 1

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosoves, në mbledhjen e përbashkët në Prishtinë, nënshkruan 7 marrëveshje bashkëpunimi në disa sektorë. Dominuese janë marrëveshjet në fushën e energjetikës dhe shkëmbimet tregtare. E rëndësishme vlerësohet të jetë edhe marrëveshja për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, e cila parashikohet të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Marrëveshja parashikon që në portin e Durrësit të fillojë funksionimin edhe një pike doganore e Kosovës. Qeveria shqiptare do të kalojë për në Prishtinë nga pika kufitare e Vërmicës në orën 10:00, ndërsa rreth orës 11 i është rezervuar një pritje ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Pas përfundimit të mbledhjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të dyja shteteve, kryeministri Rama dhe homologu i Kosovës, Isa Mustafa dkanë mbajtur një konferencë për media. Rama theksoi se marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme dhe se do të sjellin impakt të drejtpërdrejt në të dyja vendet. “Uroj që vitin e ardhshëm të rimbledhemi dhe të kemi po kaq shumë gjëra për të ndarë së bashku. Shumë mirënjohje për ju të gjithë dhe mirë se vini vitin e ardhshëm në Shqipëri”, ka thënë Rama.
Mustafa theksoi se të dhënat nga të dyja vendet tregojnë për zbatim të kënaqshëm të marrëveshjeve të arritura deri më sot mes nesh. “Sot patëm mbledhje shumë rezultative, përveç marrëveshjeve, me kryeministrin Rama nënshkruam edhe deklaratën e përbashkët ku ramë dakord që do të marrim iniciativa konkrete për zbatim e marrëveshjeve të arritura. Gjatë kësaj mbledhjeje ne prezantuam edhe shtatë marrëveshje të cilat u nënshkruan sot”, ka thënë Mustafa. Marrëveshjet që janë nënshkruar sot në mes dy qeverive janë:

1. Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Certifikatës së Testimit/kalibrimit të Tahografit të Mjeteve Rrugore,

2. Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore,

3. Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese,

4. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike te Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave ne fushën e Mirëqeverisjes dhe administrimit publik, marrëveshja për Partneritet për Bashkëpunimin Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,

5. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë,

6. Memorandumi Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë se Republikës së Shqipërisë.

Please follow and like us: