Albspirit

Media/News/Publishing

Ftese nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë's photo.
Ftese nga Qendra Kombëtare e KinematografisëLiked

ALBASCRIPT
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në bashkëpunim me CINEUROPA organizon një workshop për skenaristë dhe autorë që kanë projekte filmike të gjata (artistikë ose dokumentarë) dhe të shkurtër (artistikë) të cilët janë në fazë zhvillimi.

Inkurajohen të aplikojnë të gjithë autorët me projekte të finacuara nga QKK, si edhe ata që mund të aplikojnë në sezonin e rradhës.

Numri maksimal i projekteve që mund të marrin pjesë në workshop është: 10 për filmin e gjatë dhe 10 për filmin e shkurtër.

Workshopi do të zhvillohet në 2 faza:
Faza I: 1-3 gusht 2016 në qytetin e Pogradecit. Gjatë kësaj faze ekspertët e CINEUROPA do të punojnë në grup dhe individualisht me secilin nga autorët shqiptarë.
Faza II: “Online” – gusht-dhjetor 2016, gjatë të cilës ekspertët e CINEUROPA në komunikim me pjesëmarrësit e workshopit do të rishikojnë 2 herë skenarët.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentat e mëposhtme në gjuhën angleze dhe formatin pdf:
1. Logline
2. Sinops
3. Skenar (i formatuar me program Final Draft)
4. Për filmat e gjatë megjithëse preferohen skenarët mund të aplikohet edhe me treatment 15 faqe
5. CV e skenaristit (të përfshijë linqet e filmave nëse është edhe regjisor)

Materialet duhet të dergohen në adresat e mëposhtme:
info@nationalfilmcenter.gov.al / info.qkk@gmail.com

Afati i fundit për aplikimet është data 20 qershor 2016.

Thirrja zyrtare edhe nëpërmjet CINEUROPA do të shpallet në ditët në vazhdim.

Please follow and like us: