Albspirit

Media/News/Publishing

MATURA SHTETËRORE/ Skema e vlerësimit dhe përgjigjet e sakta për testin e Gjuhës së Huaj

Sot, më datë 4 Qershor 2016, në të gjithë vendin  u zhvillua provimi i pare i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë.
Provimi u zhvillua nga ora 10.00 deri në orën 12.30 dhe përfundoi me sukses në të gjithë vendin.
Sipas procedurës dhe në kuadër të transparencës me publikun, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar po sot, pas përfundimit të provimit, në orën 14.30, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.
Bazuar në sa më sipër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, sqaron se të gjitha lajmet mbi daljen e skemave të vlerësimit para orarit të përfundimit të provimit janë thjesht keqinformim. Testet dhe skemat e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2016 janë ato që do të gjeni në adresën e internetit të dhënë më poshtë.
Të interesuarit mund të konsultohen me materialet në vijim dhe të vlerësojnë vërtetësinë e lajmeve në fjalë. Faqja ëeb e MAS-it dhe e AKP-së janë të vetmet burime zyrtare, të cilave mediet dhe të interesuarit mund t’iu drejtohen për informacione në lidhje me provimet e MSH-2016.
MAS është  e angazhuar në drejtim të administrimit cilësor të provimeve të Maturës Shtetërore për të garantuar vijueshmërinë e qetë dhe rezultate të merituara në transparencë të plotë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ju uron të gjithë maturantëve suksese në provimet e radhës të MSH 2016.
Për të verifikuar skemën e vlerësimit dhe përgjigjet e sakta, klikoni te linku i mëposhtëm…

http://akp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=166:provimi-i-detyruar-d3-teste-dhe-skema&catid=52&Itemid=323

Please follow and like us: