Albspirit

Media/News/Publishing

Qarkore e Prokurorisë, kultivimi i kanabisit i shtrirë në të gjithë vendin

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra. Në këtë qarkore thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella. Të njëjtat urime saktësojnë se prokuroria vlerëson punën e policisë, por ngre shqetësimin për përhapjen e këtij fenomeni në shumë qytete. Vetëm gjatë pasdites së të shtunës në Tiranë e Gjirokastër u konstatuan 5 parcela të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa, ku u asgjësuan 7100 rrënjë, ndërkohë që policia nuk ka mundur që të gjejë dhe vërë në pranga autorët.

Please follow and like us: