Albspirit

Media/News/Publishing

Referendumi, 77 % e zviceranëve refuzojnë shpërblimin prej 2555 $ në muaj

 

Zviceranët kanë rrëzuar me 77 % të votave propozimin që nëse do votohej do t’u jepte atyre 2.555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse ishte në punë apo jo.
Propozimi i hedhur në referendum do të vendoste nëse duheshin garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar, por vetëm 23 % e zviceranëve kanë qenë dakord në lidhje me këtë propozim.
Mbështetësit e kësaj ideje shpreheshin se puna në shekullin e XXI-të po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, duke pakësuar numrin e vendeve të punës.
Ndërsa kundërshtarët e saj apelonin se nëse çdo zvicerani do t’i jepen para edhe nëse nuk bën asgjë, e gjithë bota do të tentojë të shkojë në Zvicër.
Ky referendum ka qenë Unik në llojin e vet, duke e bërë Zvicrën të parin vend që çon në votim një ligj të tillë.
Please follow and like us: