Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthehet Dritan Zagani: Kjo foto e Ramës më kujton një telefonatë nga Guarda di Finanza 

 

13322089_10207970242392097_7471018292755991995_n

Ish-shefi i Antitrafikut në Policinë e Fierit ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social në Facebook, ku shfaqet Kryeministri Edi Rama me krybashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi e kryetarin e PS në Kavajë. Dritan Zagani shkruan se kjo fotografi i sjell në kujtesë një telefonatë nga Guarda di Finanza italiane, në lidhje me një hetim për njërin prej personazhe në foto. Lexoni më poshtë çfarë shkruan Zagani, i cili ndodhet në Zvicër ku po kërkon të marrë azil politik.

Statusi i Dritan Zaganit:

Kjo foto…me sjell me mendje nje kujtim te trishtë. ..!!!!
…Ishte diku Maji i vitit 2013, ne zyren time ne Drejtorin e Policise Fier,periudhe para zgjedhore dhe sapo kishte filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 2013.

Ne pune e sipër me bie telefoni,shikoj qe po me merrte nje koleg nga G di F ish drejtues i misionit ne Vlore qe pas largimit nga misioni kishte marr detyren ne nje qytet ne brigjet e Adriatikut si komandant dhe ku ishte rritur ne grade..me kete okazion po uroja për ngritjen ne grade dhe pas fjaleve te kortezise si dy kolege qe kishim ngelur edhe shum miq me pyet se ku po punoja tani.. (kishte degjuar qe me kishin lëvizur nga Vlora)..pas kesaj bisede te përgjithshme me pyet nese nga funksioni qe kisha e ndihmoja dot ne lidhje me nje çështje hetimore qe kishte ne pune e sipër sepse donte te kuptonte kush ishte nje shtetas shqiptare qe i rezultonte i implikuar në hetimet e tija.

I them ti me thuaj çfare nevoje ke dhe te shikoj çfar mundem te ndihmoj.Ne keto kushte me thot ne nje hetim kam nevoje te me thuash çfare përfaqson për ligjin shqiptar shtetasi X.Y….dhe nese njifej për aktivitet kriminal ne shqiperi apo jo…
Un ne fakt ate emer e degjova për here te pare dhe ishte nga nje qytet ne Shqiperine e mesme qe e njifja pak ose aspak edhe si qytet,keshtu qe nuk isha ne gjendje te jepja asnje mendim për te sepse nuk dija gje,por për te qene korrekt me kolegun dhe mikun tim(duhet ta theksoj qe ishte nje nga miqt e shumta qe kisha njohur nepermjet punes ne Vlore nga drejtuesit e G di F )…i them qe nuk e njof por do te shikoj çfare mundem te mesoj me ane te kolegeve apo ndonje burimi qe ka te dhena ne lidhje me kete problem.

Keshtu mbylla biseden me kolegun italian dhe se bashku me te dhe diten e punes ne zyre…pas disa oresh isha ne shtepi dhe po degjoja lajmet ne tv…kishte filluar fushata zgjedhore me gjithe “madheshtine” e prezantimit te kandidateve për deputet…dhe keshtu rastesisht shikoj liderin e opozites se atehershme qe po prezantonte nje nga kandidatet për deputet ….!!!

Mbeta për disa minuta pa fjale dhe fillova te flisja me vete….si ka mundesi…o po e degjoj gabim apo me ngjante se ishte nje emer i njohur për mua….ate nate e lash e me aq se thash mbase me kujtohej gabim emri qe miku im me kerkoj informacion dhe prita te neserme sa vajta ne zyre …mbi tavolinen e punes shikoj ne nje flet nga ata te verdha me ngjitje qe e kisha vendos ne cepin e monitorit te p.c. ne te cilen kishja emrin qe miku me pyeti nje dite me pare….çuditerisht ishte i njejti emer me ate qe kisha pare te prezantohej nga opozita si kandidat për deputet….ça te thoja apo beja….nuk kisha fare iden as se kush ishte…

Pak dit me vone kur miku im me mori prap për te me pyet i thash shkurt…me vjen keq por esht ne nje qytet ku nuk njof njeri si dhe as ndonje polic qe te me ndihmoje…keshtu ste ndihmoj dot…
Sot pyes veten….a duhet te beja me shum apo bera mire qe nuk hyra me shum ne ate verifikim qe me kerkoj miku im….!!!!

Sot kjo fotografi me thot qe un duhet te beja me shum…edhe pse faktikisht ishte jasht çdo juriksioni apo mundesie reale për mua….prap them qe kam ber gabim…dhe jo se mund te beja kushedi se çfare….por te pakten sot nuk do ndihesha keq me veten kur shikoj kete foto dhe shikoj se kush përfaqëson ligjvenesit ne vendin tim….kjo me ben te besoj qe nese ky eshte realiteti i trishtë i vendit tim,te gjith kemi pjesen tone te fajit ne nje form a tjetren te gjithe jemi fajtor dhe duhet te benim secili ate qe mundet….mbase nuk do arrinim ne kete dite ku jemi…kushedi mbase jo…por tani qe jemi ne kete gjendje thjesht konstatojm se çfare gabuam…un e di qe kam gabuar ne disa raste dhe do bej çfar te mundem për ta korigjuar gabimin….me mire vone se kurrë.!!

Please follow and like us: