Albspirit

Media/News/Publishing

Si u ndërtua Tuneli Gotthard në Zvicër që kushtoi 11 miliardë euro plot 17 vjet

Gotthard
Bëhet fjalë për megaprojektin që Zvicra e ka filluar në vitin 1999 dhe në të është punuar 17 vite, ku kanë punuar rreth 2400 njerëz dhe ka kushtuar 11 miliardë euro.

Tuneli Gotthard lidh luginën Reus në kantonin Uri me luginën e Tiçinos dhe është tuneli i parë në histori që me linjë direkte kalon nën zinxhirin e alpeve.

Tuneli ka dy korsi, njëra e gjatë 57.09 kilometra dhe tjetra 57.104 kilometra, dhe nëse bashkohen me tunelët ndihmëse atherë gjatësia e saj është 151.84 kilometra.

Në këtë tunel do të kalojnë vetëm trenat, ku do të bëhet edhe tuneli më i gjatë në botë, ku pas tij do të mbetet ai Seikan i Japonisë që lidh ishujt Honshu dhe Hokaido (53.9 kilometra) dhe tuneli që lidh Francën me Anglinë Lamanche (50.9 kilometra).

Duke patur parasysh se kalon nëpër Alpe, ky tunel është edhe më i thelli, ku në një pjesë kalon në 2300 metra nën majen e Alpeve.

Si është ndërtuar, ndiqni videon:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RpYaHmX2f88?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Please follow and like us: