Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat në Elbasan/ Plumba ndaj Florenc Çapjes, plagoset shoku i tij dhe një punonjëse e policisë

Breshëri Kallashnikovi ndaj Florenc Çapjes dhe shokut të ti Bledar Muçaj. Seria e atentateve në Elbasan ku është përfshirë familja Çapja rinisi këtë mëngjes me breshëri plumbash. Kësaj radhe të plagosur kanë mbetur shoku i Florenc Çapjes, Bledar Muça dhe një punonjëse e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Sipas burimeve, disa persona të armatosur kanë hapur zjarrë me kallashnikov dhe kanë plagosur një efektive të Policisë së Rendit dhe një person tjetër.

Policja ka marrë një plagë në gjoks, ndërsa i plagosuri tjetër ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë.

Ata janë dërguar menjëherë në spital. Gjithashtu, thuhet se autorët janë larguar me një automjet të zi në drejtim të paditur.

Please follow and like us: