Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha: Dua të bëhem Kanye West

Bebe Rexha po ecën me hapa të shpejtë drejt një prej yjeve më të kërkuar në industrinë muzikore.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka thënë se ajo inspirohet nga hip-hop artistët meshkuj më shumë sesa shoqja e saj, Nicki Minaj, që merr pjesë në këngën e fundit të Rexhës “No Broken Hearts”.

“E shoh veten si artist mashkull. Jam vajzë e gjallë dhe inspirohem nga hip-hop artistët”, ka thënë Rexha për “Metro”, transmeton koha.net.

26-vjeçarja ka treguar se inspirimi kryesor vjen nga një reper amerikan.

“Dua të bëhem Kanye West dhe atë që ai bën në muzikë. Jam trimëreshë”.

Bukuroshja, që ka shkruar “Monster” të Eminemit dhe Rihannas, thotë se rritja në New York dhe rrënjët nga Shqipëria e bëjnë më të fortë.

“Kur rritesh në New York, je femër dhe prindërit vijnë nga një shtet tjetër, Shqipëria, duhet të bëheni e fortë dhe të jeni si një nga djemtë”, ka deklaruar ajo.

Krijuesja e hitit “Me, Myself & I” ka folur edhe për vëmendjen e panevojshme që muzikantet marrin nga gjinia e kundërt.

Ajo thotë se njëherë një producent i famshëm kishte nisur ta ngacmonte, por kishte ikur nga kjo situatë.

 

Please follow and like us: