Albspirit

Media/News/Publishing

Cyrih: Alba Shkreli rrëmben vendin e parë në garat e pianos

Cyrih: Alba Shkreli rrëmben vendin e parë në garat e pianos
15 vjeçarja Shkreli ka magjepsur jurinë – (Foto: Annick Ramp / NZZ)

Pianistja shqiptare Alba Shkreli, ka marrë vendin e parë të shtunën, në garat e organizuara për këtë instrument muzikor (Steinway-Klavierwettbewerbs). Ajo ka shkëlqyer në Cyrih, ndërsa një garë e tillë mbaheshte për herë të parë në vendin helvet, shkruan nzz.

Vajza e talentuar shqiptare, që ka vetëm 15 vjet, do përfaqësojë Zvicrën në Hamburg gjatë shtatorit, përcjell botasot.info.

Përveç Shkrelit në Kategorinë A (deri në dhjetë vjet), vendine parë e zuri Manoush Toth; vendin e parë te Kategoria B (deri 13 vjet) e rrëmbeu Mathieu Huang. Në Kategorinë C (deri në 16 vjeç) krahas Alba Shkrelit u shpall fitues edhe Eric Lu. Në secilën kategori merrnin pjesë 17 pianistë./Bota sot

Please follow and like us: