Albspirit

Media/News/Publishing

Digitalb publikon videot e Ermalit me Filip Çakulin

Digitalb publikon videot e Ermalit me Filip Çakulin

Digitalb ka publikuar videot e emisionit “6 Ditë pa Ermalin”, ku i ftuar ishte Drejtori i emisionit investigativ “Fiks Fare”, Filip Çakuli.

Emisioni është transmetuar rreth dy javë më parë, ndërsa janë publikuar në YouTube mbrëmjen e sotme.

Gjatë intervistës, Filip Çakuli ka rrëfyer një histori dëfryese me kryeministrin Edi Rama, pas një operacioni që ai kishte kryer. “Në spital– U shtrova një herë në spital se kisha problem hemorroidesh. Nejse u operova, më morën njerëz plot në telefon. Ndër të tjerë më mori edhe Rama. Më pyeti: Hë mo si ndjehesh? Si ti, i thashë. Po pse si unë? Si pa bythë. – i thashë.”, tha Çakulli

Pjesë nga intervista e Filip Çakulit në “6 ditë pa Ermalin”

Ke 15 vite që u bie të gjithëve, akoma nuk të është ngritur një padi?

Më kanë ngritur edhe padi, por i kam fituar.

Po si ia bën, blen Gjyqësorin?

Në fakt ne kemi drejtësi, është pak e shtrenjtë, po ka drejtësi ama. E blen dhe e ke aty. Dikur njeriu i shkretë linte mënjanë ca lekë për ndonjë sëmundje, tani lë për Gjyqësorin.

Po roje mban, makinë të blinduar, armë?

Nuk është puna te makina e blinduar, unë s’kam makinë fare. Kurse armë mora tani që tha Berisha, në fakt e kisha, por tani që tha ai, e nxorra. Po unë nuk kam frikë se gjithmonë dy më kanë inat dhe tre më duan, kështu që ka kush të mëcakullimbrojë.

Nuk e di çfarë do bësh pas “Fiksit”?

“Fiksi” është fundi, do mbaroj me të, pastaj do kaloj në pleqëri. Ermal, ti nuk e ke jetuar kohën e dikurshme, kur ishim ushtarë. Në atë kohë na hidhnin klor në çaj. Mesa duket, mua klori efektin po ma jep tani.

A ke ndonjë kujtim me Tanin e Topit?

Po kam shumë, një herë po iknim në Selanik me makinën e tij të shpejtë dhe na ndalon policia. I thotë Tanit, patentën dhe lejen e qarkullimit. Ai përpiqet t’i tregojë se është pronar i “Top Channel”, po ai nuk hante pykë fare. Patentën këtu zotëri! – i thoshte. Pastaj në një moment, fut kokën brenda dhe më sheh mua dhe thotë: Aha qenke me shefin, në rregull ik!

– Si me shefin more?! -nxehet Tani. Unë jam shefi i tij, unë i paguaj rrogën këtij muaj për muaj.

– Tani, i thosha, qetësohu dhe të lutem mos i trego sa e kam rrogën. Pastaj iu drejtova policit dhe i thashë:

– Mos ia vini re se shoferi im mërzitet shpejt, por është njeri i mirë.

 

 Më poshtë videot e dy pjesëve të emisionit “6 Ditë pa Ermalin”.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=dF7MbwlEHi4]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cGkf_WZ7KVY]

Please follow and like us: