Albspirit

Media/News/Publishing

Flet Bylykbashi: Çfarë ndodhi në takimin me dyer të mbyllura

I pranishëm në takimin mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kreut të mazhorancës, Edi Rama, deputeti demokrat dhe nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka shpjeguar se çfarë i ka ndarë ata gjatë bisedimeve. Bëhet fjalë për vendet e rezervuara në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

“Nëse të pestë këta do të zgjidhen nga mazhoranca, mjafton një gjyqtar ose një prokuror për të kapur sistemin. Ajo që propozojmë ne është që duke krijuar një vështirësi prej dy vendesh, mazhoranca do të ketë 3 vende dhe për të marrë vendimin do të duhet që të bjerë  dakord edhe me 3 anëtarë të tjerë, nëse kundërshtojnë 2 anëtarët e opozitës. Do ti duhet një kohë më e gjatë për të marrë vendimin”, u shpreh Bylykbashi në “Tonigh Ilva Tare”.

Please follow and like us: