Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerët sulmojnë Zuckerbergun

Hakerët sulmojnë Zuckerbergun

Themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, i janë sulmuar llogaritë e rrjeteve sociale nga një grup arab i hakerëve, të cilët zbuluan se fjalëkalimi i tij ishte ‘dadada’.

Një grup i njohur si ‘OurMine’ mori përgjegjësinë për hakimin e llogarive të miliarderit në Twitter dhe Pinterest, i cili kohët e fundit është bërë baba. Në një mesazh të publikuar në Twitter nëpërmjet llogarisë së Zuckerberg, grupi tha se ia kishin gjetur atij fjalëkalimin në LinkedIn. Sipas Sky News, grupi pretendon se ka marrë qasje në disa llogari të Zuckerberg, për ta testuar sigurinë e tij. Grupi iu drejtua Zuckerbergut në Twitter me një shkrim që thoshte: “Hej, kemi qasje në Twitterin, Instagramin dhe Pinterestin tënd, ne jemi duke e testuar sigurinë tënde, të lutemi na dërgo një mesazh direkt”.

Please follow and like us: