Albspirit

Media/News/Publishing

Java në Uashington


Në garën presidenciale amerikane, e marta shënon mbylljen e zgjedhjeve paraprake me zgjedhjet në Kaliforni që ka numrin më të madh të delegatëve. Ndërsa Hillary Clinton pritet të marrë emërimin e partisë demokrate, kandidati i pritshëm republikan Donald Trump vazhdon të tërheqë vëmendje në skenën politike të vendit.

E marta mund të japë përgjigjen për të vetmen pyetje që ka mbetur në sezonin e zgjedhjeve paraprake: nëse Hillary Clinton apo Bernie Sanders do të jetë kandidati demokrat. Por pavarësisht një gare të ngushtë në Kaliforni, të dy po e përqëndrojnë rekorikën e tyre tek republikani Donald Trump.

“Idetë e Donald Trumpit nuk janë thjesht ndryshe nga të tjerët, por janë të pakuptimta në një masë të rrezikshme. Ai nuk është vetëm i papërgatitur, por ka një temperament të papërshtatshëm për të mbajtur postin që kërkon njohuri, qëndrueshmëri dhe përgjegjësi të madhe”, tha zonja Clinton.

“Kur nuk ke përgjigje reale ndaj problemeve reale, e bën tjetrin viktimë. Ne nuk do ta lejojmë Trumpin të na ndajë,” tha zoti Sanders.

Trump u kundërpërgjigj, duke kritikuar zonjën Clinton për përdorimin e imailit personal si sekretare shteti.

“Hillary Clinton duhet të shkojë në burg. Ajo mund të fitojë më shumë para duke mbajtur fjalime dhe duke ua shitur ato njerëzve që si ze dot gjumi,” tha zoti Trump.

Trump ishte gjithashtu në titujt e gazetave me komentet se një gjykatës është i njëanshëm për shkak të prejardhjes nga Meksika dhe për shkak se në një miting iu drejtua një afrikano-amerikani.

“Oh – shikoni afrikano-amerikanin këtu. Je më i miri”.

Shprehja “më i miri” i referohej boksierit legjendar Muhamet Ali, i cili kundërshtoi propozimin e Trumpit për të ndaluar myslimanët të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për një kuptim më të mirë të Islamit.

“Trumpi duhet të ndryshojë”, tha senatori republikan Bob Corker.

Një përkrahës i Trumpit, senatori Bob Corker bën thirrje për një ndryshim taktike në fushatë para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Shpresoj që të ketë ndryshim. Ai ka mundësi për të ndryshuar trajektoren e vendit, dhe besoj se do ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha senatori.

Analistët thonë se amerikanët nuk duhet të presin një garë frymëzuese mes Clintonit dhe Trumpit.

“Ata janë dy kandidatë që më shumë nuk besohen sesa besohen, nuk pëlqehen sesa pëlqehen dhe ky është thelbi i garës”, thotë Norman Ornstein i Insitutit “American Enterprise”.

Gara do të fillojë e ashpër, nëse ashtu siç pritet zonja Clinton fiton emërimin demokrat të martën.

Please follow and like us: