Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet shqiptari me 1 milion euro dhe 27 kg drogë

Kapet shqiptari me 1 milion euro dhe 27 kg drogë: Jam murator!

Një milion euro para të gatshme dhe 27 kg drogë u sekuestruan nga policia italiane.

Operacioni i koduar “One Milion”, çoi në arrestimin e tre personave, njëri prej të cilëve shqiptar. Aksioni u zhvillua në rajonin e Torinos në një bagazh në Collegno, i cili shërbente si bazë e grupit.

Midis të arrestuarve është edhe 32 vjeçari me orgjinë nga Shqipëria, i cili mendohet se është personi që shihet në videon më lart. Dy shtetasit e tjerë të arrestuar janë italianë, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç.

Gjatë arrestimit, shqiptari i ka deklaruar policisë se punonte si murator, megjithëse pretendimi i tij nuk është fort i besueshëm duke marrë parasysh sasinë e madhe të parave të kapura. Shuma e parave dyshohet se do të përdorej për blerjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 270 kg kokainë, e cila ka një vlerë më shumë se 27 milionë euro.

Droga është trafikuar nga Peruja, ndërsa hetuesit mendojnë se shuma e parave është përfituar gjatë një muaji.

Policia ka kryer edhe arrestimin e 8 personave nga Senegali, shpërndarës të lëndëve narkotike, pjesë e grupit.nn

nnn

nnnn

 

Please follow and like us: