Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtim Çashku nderohet me “Honoris Causa” në SHBA

cashku kujtim

Drejtori i Akademisë Marubi, zoti Kujtim Çashku ka marrë titullin “Honoris Causa”, Doktor i Letrave nga Universiteti amerikan në New York. Pas marrjes së çmimit, artisti dhe studiuesi Çashku nuk i fshehu emocionet duke shpjeguar marrëdhënien e Akademisë me këtë Universitet. Një pemë Manjola në oborrin e Akademisë do jetë kujtimi për këtë marrëdhenie.

Drejtori i Akademisë Marubi, zoti Kujtim Çashku ka marrë titullin “Honoris Causa”, Doktor i Letrave nga Universiteti amerikan në New York, Utica.

Pas nderimit me këtë çmim, artisti dhe studiuesi, Kujtim Çashku ka shpjeguar marrëdhënien e Akademisë Marubi me Universitetin Utica dhe emocionet e tij gjatë marrjes e këtij çmimi.

Çashku: Ne kishim vendosur një bashkëpunim me Profesor Orlin, bëmë një investigim në burgjet e Shqipërisë kur akoma nuk kishin dalë nga burgu një pjesë e madhe e të burgosurve politikë. Më pas në mënyrë të vazhdueshme me Komitetin Shqiptar të Helsinkit por dhe organizata të tjera bashkëpunimi ka qenë mjaft intensiv. Dhe një ditë të bukur arritëm të themi që, flasim për 2006, pse mos të krijonim një Festival të të Drejtave të Njeriut. Më vonë, u bënë tashmë 11 vjet, që vazhdojmë këtë bashkëpunim me Fetsivalin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dhe çështë më e rëndësishmja vendosëm një lloj bashkëpunimi me Utica. Bëmë një marrëveshje për këmbime pedagogësh.

Për bashkëpunimin me Universitetin e Utica, është mbjellur edhe një pemë Manjola në lulishten e Akademisë Marubi, për të treguar se pavarësisht njerëzve, kjo marrëdhënie do të vazhdojë.

Në një bashkëpunim mbi 20 vjeçar, Presidenti i Univeristetit Utica, profesor Todd Hutton, i cili ka ardhur në Shqipëri, është shprehur se kjo ishte koha e duhur për të nderuar një studiues dhe artist si Kujtim Çashku.

Todd: Ai ka qenë një mik i mirë, një artist i kompletuar dhe Profesori Orlin dhe Profesor Krist e dinin se kjo ishte gjëja e duhur. Kemi të bëjmë me një regjisor të njohur ndërkombëtarisht, artist, studiues dhe sinqersisht ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Profesor Orlin ka qenë një mik i mirë me Kujtimin për një kohë të gjatë dhe profesor Orlin po del në pension këtë vit dhe menduam se kjo do të ishte koha ideale për t’i ofruar një miku të mirë një titull honorifik.

Përveç kësaj, Universiteti Utica ka si fokus edhe sigurinë kibernetike dhe që nga viti 1991 bashkëpunon me shtetin shqiptar për t’i ofruar ekspertizë, punë kërkimore dhe mjete të tjera ndihmëse.

Todd: Ne i ofrojmë të tjera në fakt. Ekspertët tanë janë të çertifikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA, Agjensia e Sigurisë Kombëtare dhe. Kemi ekspertë që janë të përqëndruar në operacionet kompjuterike, që është mbrojtja nga hakerat, kontrolli i kompjuterave dhe inteligjenca kompjuterike. Ne besojmë se ka një punë mbarë botërore dhe e dimë që ka një punë të tillë për të përmirësuar këtë ekspertizë midis qeverive, sektorit privat dhe ushtrisë. Po bisedoja përshembull me zyrtarët e Departamentit të Inteligjencës dhe Mbrojtjes këtu për mundësinë e një bashkëpunimi apo trajnimi për zyrtarët e Shërbimit Inteligjent dhe zyrtarët e IT.

Ne kemi qendrën kompjuterike kryesore në vend. Ata thonë se ne duhet të jemi të shqetësuar por jo të frikësuar. Kjo është çështja, duhet të jesh vigjilentë si qytetar, si korporatë, duhet të jesh vigjilentë si qeveri. Duhet të kesh ligje të mira në vend, duhet t’i përforcosh ato ligje, duhet të kesh rregulla të mira, duhet të kesh përkushtim. Ekspozimi kibernetik fillon me brishtësinë dhe dobësinë njerëzore. Problemi kryesor me vjedhjet kibernetike, vjedhjen e identitetit, krimet kibernetike, nuk është teknologjia, por procesi i procedurave njerëzore dhe dështimet. Me vjedhjen e identitetit përshembull, burimi kryesor i vjedhjes së identitetit, nuk është dikush nga një vend tjetër që vjedh një kartë krediti…

Universiteti Utica do të ofrojë edhe bursa studimi për studentët shqiptarë që janë të shkëlqyer, si dhe do t’i ofrojnë mundësi të mira pridërve dhe studentëve shqiptarë për ta patur më të lehtë pagesën e tarifave shkollore në këtë Universitet.

Todd: Kemi krijuar një instruksion për pagesat shkollore të ri, kemi një njohje kombëtare të SHBA që na bën më të përballueshëm si për studentët vendas, ashtu edhe për studentët e huaj por për studentët më të shkëlqyer, ne ofrojmë bursa studimi. Kur kemi oferta bashkëpunuese këtu në Shqipëri, i hedhim një sy tregut dhe çmimit të tregut. E dimë që pagesat për shkollën në SHBA janë shumë të larta dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje ekonomisë së Shqipërisë dhe mundësisë së prindërve dhe studentëve për të paguar ato tarifa. Sapo filluam bisedimet me dy institucione këtu. Do të flasim me agjensitë qeveritare në Shqipëri gjithashtu për programe kompjuterike të veçanta dhe të hartuara mirë për këto agjenci.

Please follow and like us: