Albspirit

Media/News/Publishing

Miss-i i Shqipërisë kërkon të marrë edhe kurorën e Universit

  • Bukuria e Universit në testimin e bukurosheve të botës, flet Lindita Idrizi, vajza që do të përfaqësojë vendin tonë dhe që katër ditë më parë e rrëmbeu këtë kurorë në Shqipëri

Nga Fatos Salliu

Lindita Idrizi është bukuroshja  shqiptare që do të konkurrojë  në Miss Univers për të tentuar   pse jo të sjellë kurorën në  Shqipëri. Në një rrëfim të saj   për “Shekulli-n” vajza që është zgjedhur Mis Universi për Shqipërinë, një   nga disa kurora bukurie që ndahen në   vendin tonë, ka folur mbi planet e saj,  të shkuarën dhe të ardhmen ndërsa   të sotmen thotë se e lidh vetëm me  shkollën.

Ndonëse fjalëpakë, vajza tregon   se ka hobi muzikën, ndërsa në  jetën e saj idhulli i vetëm i saj, deri më   tani thotë se është i ati. Ajo tregon se   ka qenë pjesë e një sërë spektaklesh   bukurie, ndërkohë që tashmë do të përfaqësojë  vendin tonë tek ajo që konsiderohet   edhe bukuria e Universit. Vajza  që pëlqen Angela Merkel, tregon se ka   oferta dhe kontrata edhe nga jashtë,  ndërsa nuk e përjashton mundësinë të   jetë një modele e suksesshme, meqë   tashmë bukurinë e ka të testuar në një   sërë evenimentesh.

Si ju lindi ideja për të hyrë në botën e miss-eve dhe modelingut? A ishte e vështirë? 

Si fillim karriera ime ka nisur te “Miss  Elbasani” ku kam dalë edhe fituese.  Hapat e parë kanë qenë të vështirë  deri sa e kuptova se si funksiononte   karriera në këtë fushë.

Kush ju ka mbështetur që të promovoheni  në këtë fushë?  

Unë e kisha me pasion këtë fushë. Gjithsesi dëshira e madhe më bëri që   të përballoja vështirësitë e fillimit. Por   me ndihmën e menaxherit Eduart Deda   kam arritur t’ia dal. Eduarti ka bërë  shumë kujdes në promovimin tim. Gjithmonë   më ka këshilluar dhe është munduar   që unë të shkëlqej kudo.

Në sa spektakle ke marrë pjesë?  Cili ka qenë më i veçantë për ju?  

Në fillim kam marrë pjesë në Miss Elbasani.  Pastaj në Miss Shqipëria. Në mis   Eurokontinental që u zhvillua në Itali   dhe në fund Miss Univers Albania. Për   sa i përket emocioneve çdo spektakël   për mua ka pasur veçantinë dhe emocione   të ndryshme.

A është e ndershme përzgjedhje e fitueseve?

Deri më tani me aq sa kam konstatuar  mendoj se përzgjedhja është e  ndershme.

Çfarë mund të thuash për   Elbasanin?

Natyrisht që Elbasani është qyteti ku   ruaj shumë kujtime. Ai qytet më ka bërë që të ndjehem krenare. Por edhe unë   kam bërë që ai të ndjehet krenar për   mua. Për sa i përket shkollës ku kam   mësuar (shkollës Onufri) dua të veçoj mësuesen time kujdestare Darlina Prifti   Çoku, e cila më ka qëndruar pranë si një   mësuese por edhe si një nënë.

Cili është mendimi juaj për konkurse të këtij lloji në Shqipëri?

Këto konkurse, përveçse të dhurojnë  emocion dhe eksperienca të bukura, të  krijojnë mundësinë që të punosh brenda dhe jashtë vendit.

Si e përjetuat zgjedhjen fituese në Miss Universe?

Nuk gjej fjalë ta përshkruaj. Janë momente, çaste që un ë nuk do ti harroj  asnjëherë.

Hobi juaj?  

Hobi im është muzika.

Idhujt e tu?

Idhulli im është vetë babai im. Ai është   njeriu më i dashur për mua. Ai ka një   karakter shumë të fortë. Është i guximshëm   dhe njeriu më me kurajo që  unë njoh.

Cilat janë momentet e tua më të vështira deri më tani?

Fatmirësisht nuk kam pasur momente   të vështira në jetë. Gjithmonë kam ditur t’ia dal dhe t`i zgjidh gjërat.

Politikani që pëlqen në Shqipëri (ose botë)?  

Politikani që më pëlqen më shumë   është Angela Merkel

A je e dashuruar?

Nuk jam e dashuruar. Për mua parësore  tani për tani është vetëm shkolla.

Çdo të thotë të jesh një miss?

Të jesh një miss është gjëja më e bukur për çdo vajzë. Por duhet të dish të menaxhosh veten dhe si të kujdesesh për veten tënde.

Avantazhet e tua?  

(Qesh). Mendoj se fiziku, pamja e  veçantë që kam të cilën ma kanë  vlerësuar të gjithë. Kjo më ka bërë që të  dalloj e të jem në avantazh me të tjerat. Mendoj se bukuria pa inteligjencë nuk  ka vlerë. Ndaj i lidh me të dyja.

A keni oferta ose kontrata  bashkëpunimi?  

Po kam. Kam oferta dhe kontrata, por që për momentin nuk kam vendosur   pasi dua të kap një kontratë që ja vlen.

Çfarë projektesh ke për të  ardhmen?  

Kam projekte por që kanë të bëjnë me  modelingun.

Si e pret Miss Universe? Do vijë  kurora në Shqipëri?  

E pres me shumë emocion. Sa i përket kurorës unë do të jap maksimumin që   ta sjell në Shqipëri që ta përfaqësoj   vendin tim denjësisht.  

Please follow and like us: