Albspirit

Media/News/Publishing

Miss SHBA, mbretëresha e bukurisë është një ushtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën më të bukurën e tyre. Deshauna Barber, është një togere e ushtrisë amerikane 26- vjeçare, analiste informatike pranë departamentit të tregtisë në Washington DC.

Ajo u zgjodh Miss SHBA, mbrëmjen e së dielës, duke mposhtur me bukurinë e saj, rivalet Miss Georgia, Emanii Davis dhe Miss Hawaii, Chelsea Hardin.

Mbretëresha e re e bukurisë në vitin 2011 u diplomua në Universitetin e Virginia, ndërsa u bë pjesë e ushtrisë qysh 17 vjeçe, duke ndjekur gjurmët e babait dhe dy vëllezërve.

“E konsideroj uniformën një traditë familjare. Patriotizmi është të jesh në shërbim të vendit”, deklaroi bukuroshja.

Aktualisht ajo shërben në Fort Meade, në Maryland. Barber është shkëputur përkohësisht nga shërbimi ushtarak, për t’iu përgjigjur angazhimeve të reja si Miss.

 

Please follow and like us: