Albspirit

Media/News/Publishing

Nikolas Kocias në Tiranë: Ja kush janë çamët për ne!

Gjatë konferencës për shtyp me Ditmir Bushatin, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikola Kocias shpjegoi si e sheh Greqia çështjen came. Ai risolli edhe njëhëerë konceptin e bashkëpunimit me nazistët, duke thënë se çamët që u larguan nga Greqia nuk ishin autoktonë, por një grup njerëzish të ardhur nga Shqipëria.

“Sa i përket çështjes came është e ditur se kemi një gup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Për këtë gjë unë uroj që në këtë grup të kenë përspektivë, të kenë dhe ata fitime nga integrimi i Shqipërisë në BE, por janë disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë. Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit  dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit, të cilët u dënuan nga Gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqiipërinë. E them këtë se disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpuntorët me ata që merreshin me nazizmin gjerman dhe duan t’i ngatërrojnë me një grup shqiptarësh që jetonin në Shqipëri dhe nuk kanë jetuar asnjëherë në Greqi, dhe më pas këta t’i bëjnë njësoj me të gjithë shqiptarët. Nën këtë prizëm ne themi se ekziston problem si e përballon vendi fqinj. Ne këmi një qasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e historise”.

Please follow and like us: