Albspirit

Media/News/Publishing

Propozimi i opozitës është në draftin e Venecias: Ja paragrafi 88 që i iu referua Basha

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se ajo cfarë kërkonte opozita nuk ishte asgjë më shumë se ajo që kishin sugjeruar ndërkombëtarët në mënyrë që institucionet e drejtësisë të siguronin pavarësinë e funksionimit të tyre.

Basha citoi me këtë rast paragrafin 88 të draftit të reformës që u përgadit nga Komisioni i Venecias.

Ja cfarë thotë ky paragraf të cilin Kryeministri Rama dhe mazhoranca e refuzojnë me këmbëngulje duke cuar edhe në dështimin e takimit të shumëpritur Basha-Rama.

“88. Me qëllim përgatitjen e tekstit përfundimtar, Komisioni i Venecias i rekomandon autoriteteve shqiptare që t’i kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme:

– Nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes”

Please follow and like us: