Albspirit

Media/News/Publishing

Rama sqaron përse mori Vasilin në takim dhe planin për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama ka shpjeguar përse mori Petrit Vasilin në takimin me përfaqësuesit e opozitës.

“Unë do të paraqitesha në takim me Xhafajn dhe Finon, pra me kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe atë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk erdhi Bashkim Fino për shkaqe shëndetësore dhe morëm Petrit Vasilin, që është pjesë e LSI-së në të dyja këto komisione. Pra erdhi një njeri që njeh të dyja çështjet nga brenda”, u shpreh Rama në “Top Story” në TCH.

Kryeministri tha se ka mbështetjen e LSI-së për reformën.

“LSI ka kohë që ka lëvizur nga pozicioni konsensus me patjetër në pozicionin reformë me patjetër dhe është normale. Është e siguritë që si ne, si LSI do të mbështesim me të gjitha votat tona reformën bazuar mbi draftin e miratuar nga Euralius dhe Opdat”,tha ai.

Kryeministri nuk përjashtoi mundësinë që të merren në konsideratë zgjedhjet e parakohshme nëse dështon reforma. “Është një temë që i takon një momenti të mëvonshëm, por sot për sot nuk ka vend për këtë temë”, – tha ai.

Please follow and like us: