Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërndarësit e drogës te “Oxhaku”, 4 të arrestuar në Tiranë. Mes tyre edhe polici Lekzeqiri

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona që shpërndanin drogë në kryeqytet. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie.

Ky i fundit është identifikuar si shtetasi Gurian Lekzeqiri, i cili po drejtonte një automjet tip “Audi” me targë “AA 797 IU”, në të cilën u gjet edhe lënda narkotike.

Personat e tjerë të arrestuar janë shtetasit Gëzim Stefa, Ylli Milla dhe Edmond Laska. Grupi e shpërndante drogën tek zona e Oxhakut në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 240 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Please follow and like us: