Albspirit

Media/News/Publishing

Skeleti i gjetur në Dajt, dyshohet se i përket Enver Stafukës të rrëmbyer në Fushë Krujë

Mendohet se skeleti i gjetur të dielën në fshatin Shkallë-Tujan, në malin e Dajtit, dyshohet se i përket Enver Stafukës. Ai u rrëmbye afro dy vite më parë në qytetin e Fushë Krujës nga katër persona të veshur me uniformë policie. Trupi u gjet nga një bari i zonës i cili konstatoi pjesë të skeletit, dhe me pas njoftoi policinë. Mësohet se po bëhen të gjitha verifikimet edhe për persona të tjerë të humbur në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Mbetjet e skeletit u dërguan në laboratorin shkencor për të bërë ADN.
Please follow and like us: