Albspirit

Media/News/Publishing

Stefan Çapaliku: Teatri sot nuk shihet

Stefan Çapaliku: Teatri sot nuk shihet, duhet të thyejmë televizorin

Sonte në emisionin Zululand ishte dramaturgu Stefan Çapaliku. Sëbashku me gazetarin Mustafa Nano bisedën e ndalën tek teatri. Edhe ashtu siç pritej, Çapaliku ishte i pakënaqur nga teatri dhe sidomos nga frekuentimi i njerëzve. Dhe sipas tij, ne duhet të thyejmë televizionin dhe t’i kthehemi jetës imediate.

“Njeriu jeton në dy mënyra, në mënyrë mediatike dhe imediate ne i jetojmë të dyja këto realitete, imediate jemi përballë në këtë tavolinë dhe mediatikisht nëpërmjet kamerës po shkojmë në shtëpitë e të tjerëve. Njeriu si qenie sociale është i prirur të jetojë në mënyrë imediate jo mediatike. Të jetosh në mënyrë imediate do të thotë të thyesh televizorin në shtëpi pasi në atë orë duhet të ishe duke shëtitur, duke shkuar në kinema apo teatër”, tha Çapaliku.

Ai mori një shembull shumë të thjeshtë duke ju referuar arkivës për një shifër. Sipas tij në teatrin e Shkodrës kur është vendosur “Kopraci” i Molierit në vitin 1954, nga 50 mijë banorë atë shfaqje e kanë parë 21716 persona. Ndërsa sot dramat që janë vënë në skenë mezi janë frekuentuar nga 1000 persona edhe popullsia është trefishuar”, tha Çapaliku.

Çapaliku tha se në Shqipëri bëhet teatër por shifrat janë dramatike. Përqindja e popullsisë që ndjek teatrin është jashtëzakonisht e ulët. Dhe për këtë, sipas tij kanë faj politikat kulturore. “Tani është shpikur një mekanizëm që quhet bord, bordi është një mekanizëm për tu fshehur mbas gishtit. Bordi është institucioni që i vë pritë dhe në një farë mënyre aninomati i bordit bëhet barriera e parë dhe e vetmja mënyrë është përgjegjësia personale”, tha Çapaliku.

 

Please follow and like us: