Albspirit

Media/News/Publishing

200 njerëz pedalojnë biçikletat zhveshur në Britani

Ninth-annual-naked-bike-ride-in-Manchester-MAINQindra entuziast të çiklizmit nudo kanë pedaluar në qendër të qytetit Manchester në një tubim që kishte si qëllim solidarizimin me çiklizmin. Ngjarja ndodhi të premten, ku dhjetëra kalimtarë britanik mbetën gojëhapur nga pamja që panë. Ngjarja vjetore, pjesë e Ditës Botërore të Pedalimit Zhveshur, është tani në vitin e nëntë të organizimit. Organizatori Sean Fitton tha se 200 pjesëmarrësit e këtij viti ishin sa dyfishi i vitit të shkuar. Ai u shpreh se eventi nuk ka për qëllim thjesht të festojë çiklizmin, por edhe të përcjellë një mesazh serioz. “Ne duam që njerëzit të ngasin biçikletat. Që të tregojnë se çiklizmi është një mënyrë praktike dhe argëtuese për të qarkulluar,” u shpreh organizatori i eventit. “Ne e kuptojmë se ka këndvështrime të ndryshme për eventin, por lakuriqsia në vetvete nuk është e paligjshme.”

Please follow and like us: