Albspirit

Media/News/Publishing

Banka i akrediton 10 mln $, gruaja nuk i do. Institucioni: Janë të tuat

SueLamb-kWjB-U43060663078345VpH-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443Australiania Sue Lamb  papritmas u bë pronarja e 10 milionë dollarëve australianë. Të paktën në letër. Duke kontrolluar llogarinë e saj me kartën e kreditit, vuri re se aty ndodheshin rreth 10 milionë dollarë australianë. Një shumë e pabesueshme. Në vend që të gëzohej dhe të merrte paratë, 49-vjeçarja nuk i donte ato para, ka shkruar gazeta ‘Gold Coast Bulletin’. Ajo kishte frikë se do të bënte një krim, nëse do t’i mbante paratë. Por as ky nuk mjaftonte si justifikim.

Ajo druhej se me një shumë të tillë parash, mund të përfundonte në duart e rrëmbyesve dhe mund të vritej. “Vetëm kur e mendoja një gjë të tillë, më dridhej trupi”,tha gruaja. Ndër të tjera, Sue kishte dëgjuar për një shtetas nga Zelanda e Re se gabimisht banka i kishte akredituar në llogarinë e tij miliona dollarë. Burri kishte tentuar që të humbte gjurmët, por në fund u arrestua. Pas këtyre mendimeve Sue iu drejtua bankës për të sqaruar gabimin, por ata iu përgjigjën kështu, “Nuk mund të bëhet asgjë. Tani ato para janë të tuat”. “Mendoj se ata nuk donin që të më ndihmonin”,tha gruaja.

Australiania drejton një ndërmarrje të vogël dhe historinë e saj e tregoi në Facebook dhe më pas në media. “ Shpresoj që tani banka të reagojë”, – kishte thënë gruaja të dielën. Të hënën asaj i bënë një ‘surprizë’.

Përgjegjësit e bankës i thanë se ato para nuk kishin qenë kurrë të disponueshme dhe bëhej fjalë për një problem teknik në bankomat. Ata nuk i dhanë asnjë detaj tjetër. Pas zhdukjes së parave, në llogarinë e Sue u konstatua një borxh prej 7.5 mijë dollarë. “ Borxhi në atë kartë nuk mund të jetë më shumë se 900 dollarë”, tregon ajo, e cila tashmë kërkon sqarime prej bankës.

Please follow and like us: