Albspirit

Media/News/Publishing

Fiton 40 mln USD, i jep për bamirësi

Fiton 40 mln USD, i jep për bamirësi: Ndihmoj të sëmurët me kancer, në kujtim të gruas

20150216_1297505106446_originalParatë nuk të bëjnë të lumtur, ndërsa solidariteti po. Tom Crist është i famshëm në Kanada sepse ka fituar shifrën më të lartë në historinë e lotarisë shtetërore. Ai fitoi 40 milionë dollarë, por nuk shihet në baret luksoze e restorantet më të shtrenjta, as që të lëvizë me makina të shtrenjta, për të shpenzuar paratë. Ai ka vendosur që një pjesë të parave t’i japë për bamirësi për një fondacion që merret me kërkimet ndaj kancerit. Gruaja e Cristit, Jan 57 vjeç, në shkurt të 2012 vdiq prej kancerit. Ai nuk mjaftohet vetëm me kaq, por i ndihmon pacientët e sëmurë edhe nga ana ekonomike.

Një vajzë e re filipinase kishte dëshirë që para se të vdiste të shikonte për herë të fundit prindërit, por ata nuk kishin mundësi ekonomike të udhëtonin drejt Amerikës. Crist ia realizoi këtë dëshirë. Ai përpiqet që të mos miqësohet shumë me pacientët e sëmurë sepse i kujtojnë gruan e tij. “Kjo është arsyeja që nuk dua të përfshihem shumë me pacientët sepse më bëjnë që në çdo kohë të mendoj për Jan. Dua vetëm që t’i ndihmoj dhe të zhdukem. Nuk dua publicitet dhe miq të tjerë”, thotë burri. Përveç dhimbjes ai ndjen edhe mëshirë.

Ndihma që u jep pacientëve të sëmurë, po i mbush jetën Cristit. “Ndihem vërtetë mirë duke bërë gjëra të tilla. Kur shoh buzëqeshjen në fytyrën e tyre, mbushem me gëzim. Çfarë mund të bëjnë tjetër ata, kur nuk kanë para për të kuruar sëmundjen”, thotë ai. Qendrës së kërkimeve për kancerin ai i ka dhënë 1.2 milionë dollarë. “ Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes dhe falënderime. Të gjitha këto po i bëjë në kujtim të gruas sime”, e përfundoi rrëfimin bamirësi.

Please follow and like us: