Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta zvicerane befason lexuesit shqiptarë: Do shkruajmë edhe shqip 

Shqipëria do të përballet me Zvicrën me datë 11 qershor dhe në pritje të asaj ndeshjeje, e përditshmja ‘’Blick’’ ka befasuar lexuesit duke shkruar në gjuhën shqipe.

Deri në ditën e ndeshjes gazeta ka njoftuar se do informojë edhe lexuesit shqipfolës në gjuhën e tyre. ‘’Gjatë gjithë javës së ardhshme gazeta “Blick” ju informon në gjuhën shqipe’’, thuhej sot në faqen e parë të tabloidit zviceran.

Edhe gjatë ditëve të shkuara kjo gazetë ka dhënë informacione të ndryshme për kombëtaren tonë, por tashmë lexuesit e shumtë shqiptarë në Zvicër do kenë mundësi të lexojnë në gjuhën e tyre.

Please follow and like us: