Albspirit

Media/News/Publishing

Kotzias flet për një traktat të ri miqësie Shqipëri-Greqi

Marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, po diskutohen në një takim me studentët në Universitetin e Tiranës. Kotzias flet për një traktat të ri miqësie për të cilën brenda vitit dy shtetet duhet të bien dakord në pikat kryesore të saj.

Në fjalën e ministrit të Jashtëm grek Kotzias u nënvizua forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në bazë të së drejtës ndërkombëtare

“Mbështesim integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Kotzias: Objektivi është forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-sociale mes vendeve të rajonit. Duam të mos lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra që do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshiroj që të zgjidhen me dialog mirëkuptim dhe mënyrë racionale.

Roli i Shqipërisë në Ballkanin perëndimor është faktor kyç

Është e rëndësishme të arrihet mes nesh zgjidhja e problemeve bashkëpunimi në perspektiva. Zgjidhja e cështjeve të hapura të bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare për të gjitha çështjet e hapura. Një traktat miqësie që brenda vitit të kemi rënë dakord në pikat kryesore

Please follow and like us: