Albspirit

Media/News/Publishing

Kubë, ish-truproja e Fidel Kastros zbulon jetën kapitaliste të diktatorit

KastroShtëpi luksoze, jahte private, deri dhe një ishull i tërë personal. Fidel Kastro nuk ia kalon aspak keq, të paktën duke iu referuar Huan Reinaldo Sançez, një ish-truprojë e tij, i cili sapo ka publikuar një libër për “Lider Maximo” (“Jeta e fshehtë e Fidel Kastros”).

Sipas autorit, jeta private e protagonistit të revolucionit kuban, nuk ka të bëjë aspak me jetesën në kushte minimale të një lideri komunist.

Sançez tregon për fytyrat e shumëfishta të Fidel Kastros: në publik, ai revolucionar i kryetarit të kujdesshëm të popullit të tij, i përqendruar mbi luftën ndaj imperializmit dhe i aftë të bëjë për vete me diktatin e tij imponues miliona kubanë mbi rrugën e krenarisë kombëtare. Ndërsa në privat, ishte fytyra e atij njeriut të llastuar nga kapitalizmi, i joshur nga jeta e bukur, nga ushqimet e çmuara, veshjet luksoze, udhëtimet me barkë dhe trajtimeve të vazhdueshme në mënyrë private të fizikut të tij.

Në tipin e tij romantik brenda realizmit socialist, Kastro zotëron një ishull të tërë. Privat dhe i pamundur për të hyrë njeri brenda, veç shpurës së tij. Bëhet fjalë për Cayo Piedra, vend ku “Lider Maximo”, adhuronte të shfaqej në shoqërinë e “Vip”-ave ndërkombëtarë e intelektualë, si shkrimtari i njohur, Gabriel Garsia Markez, i cili ndërroi jetë para pak kohësh.

Sançez po ashtu nuk ndalon së përshkruari mbi pasionet mondane të Kastros, duke zbuluar detaje të veçanta mbi personalitetin e tij, ndryshe nga ajo e një diktatori. Manipulues, karizmatik, tërheqës, por i kujdesshëm dhe pa skrupuj, Fideli ka qenë një personazh shumë i rrezikshëm.

Edhe sot, pa fuqi formale, pas lënies së qeverisë të vëllait të tij Raul, ka akoma një vëmendje të madhe. Dhe nuk rresht asnjëherë së bëri ligje dhe të ndëshkojë ata që dalin kundër rrymës.

Autori i librit flet edhe për veten e tij. Pas 17 vjetësh të kaluara si truprojë e Kastros, ka vendosur të largohet, duke përplasur “derën”. Fideli e kishte burgosur për muaj të tërë, në një qeli të lagësht, të lidhur si një qen dhe në fund të liruar dhe të shkarkuar. Në 2008-ën, Sançez kërkoi dhe mori azil politik në SHBA.

Please follow and like us: