Albspirit

Media/News/Publishing

Seks në gjykatë, gjykatësi ndërpret seancën gjyqësore për vrasje…

SexyTë kapur nga një pasion i papërmbajtshëm, një çift të dashuruarish, nuk e ka kuptuar që gjatë një seance gjyqësore, një gjykatës i ka kapur të dy ndërsa bënin seks një kat më lart, pasi salla ishte e veshur me xhama të tejdukshëm.

Kësisoj, sapo ka ngritur kokën lart, gjykatësi ka vërejtur një fund shpinë nudo në lëvizje. Gjykatësi u detyrua të ndërpresë procesin për vrasje që po zhvillohej në Gjenovë të Italisë.

Zbulimi i sikletshëm më drita të kuqe ndodhi më 28 prill. Ndoshta pikërisht, sepse korridoret ishin gjysmë të boshatisura, dy punonjësit mendonin se nuk do të kapeshin në flagrancë, duke bërë një gabim të madh.

Kur gjykatësi, në mënyrë të pabesueshme dhe mes sikletit të përgjithshëm ka ndërprerë seancën për vrasje të Yassin Mahmod dhe ka dërguar një zyrtar të gjykatës për të parë çfarë po ndodhte, çifti në fjalë u ndalua dhe u ftua të ri-vishej. Protagonistët e ngjarjes ama rrezikojnë të pezullohen nga puna.

Please follow and like us: