Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA – “Super e Marta” e fundit në primaret, Clinton paraqitet fitimtare

eeSot filloi “Super e Marta” e fundit në primaret për presidencialet amerikane në shtetin e Nju Xhersit, votimi i fundit i madh në garën për Shtëpinë e Bardhë që do pritet të konfirmojë fitoren e kandidates demokrate, Hillary Clinton, që u paraqit si fitimtare dje në mbrëmje.

Disa orë para fillimit të votimeve, shumë media amerikane njoftuan se Hillary Clinton ka kaluar numrin e nevojshëm të delegatëve që i duhen për të garantuar kandidaturën si gruaja e parë që garon për Shtëpinë e Bardhë për një parti të madhe amerikane.

Nga ana tjetër, kundërshtari i saj Bernie Sanders reagoi menjëherë, duke theksuar në një komunikatë se “Hillary Clinton nuk mund të shpallet fitimtare para votimit në konventën demokrate të parashikuar në korrik”.

Gjat kësaj dite do të votohet edhe në pesë vende të tjera, Kaliforni, Meksika e Re, Montana, Dakota e Jugut dhe e Veriut./ /G.S/  a.jor.

Please follow and like us: