Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, thotë se Kosova është shteti më pro-amerikan në planet.

Thaçi thotë se nëse dikush ka dyshim për këtë gjë, atëherë mund të shikojë matjen që ka bërë agjencioni i famshëm Gallup.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

“Nëse dikush dyshon se ku qëndron konsensusi mbarë-shoqëror i politikës së jashtme dhe sa ka përkrahje dhe dashuri aleati ynë historik SHBA-te në popullin tonë, shikoni matjen e agjencionit të famshëm Gallup. Kosova është dukshëm shteti më pro-amerikan në planet”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/