Albspirit

Media/News/Publishing

Turma hedh në kazan plehrash deputetin!

boksE pabesueshme, por e vërtetë. Një turmë e zemëruar përpara parlamentit të Kievit në Ukrainë, ka hedhur Vitali Zhuravskin në një kazan plehrash.

Një grup njerëzish, e kanë kapur deputetin e Kuvendit ukrainas, dikur anëtar i partisë së ish-presidentit Viktor Janukoviç, ndërsa po ecte në shesh.

Pasi e kanë kapur nga këmbët dhe e kanë lëshuar në kazanin e mbeturinave, e mbajtën aty dhe nuk e lejonin të dilte.

Madje më pas, dikush i hodhi ujë në trup. Por nuk mbaroi me kaq. Turma i lëshoi valixhen e dorës që kishte Zhuravski si dhe një gomë makine që përfundoi në fytyrën e tij.

Please follow and like us: