Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumentet/ Gjyqtari i sulmuar nga Rama e Tahiri u kthye në detyrë nga Fehmi Abdiu e Bamir Topi

Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako është vënë së fundi në qendër të sulmeve nga mazhoranca. Më i ashpër është me të është treguar sot kryeministri Rama, i cili e quajti atë “killer me pagesë”. Sipas Ramës ky gjyqtar ka nxjerrë nga burgu të paktën 7 persona të akuzuar për vepra të rënda penale. Aliaj është shkarkuar gjithashtu nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës. Por kush e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë sërish Arjan Aliajn?

LAPSI.AL siguron një vendim të Gjykatës Kushtetuese vitit 2003, që ka prishur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arjan Aliaj. Asokohe Gjykata Kushtetuese drejtohej nga ish-deputeti i PS-së, Fehmi Abdiu. Më pas me një vendim të vitit 2009, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga aleati i sotëm i Ramës, Bamir Topi, futi sërish në punë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, gjyqtarin Arjan Aliaj.

“Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?”, pyeste kryeministri Rama në reagimin e tij të sotëm.

Përgjigjen duhe ta kërkojë te ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fehmi Abdiu që drejtonte Gjykatën Kushtetuese në vitin 2003 dhe tek ish-kreu i KLD-së, Bamir Topi, sot aleati i tij në koalicionin qeverisës.

Më poshtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2009.

Please follow and like us: