Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takon anëtarin e Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jing

 

Gjatë takimit të martën në Tiranë me kryeministrin Edi Rama anëtari i Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jing.tha se Kina dhe Shqipëria kanë miqësi të thellë tradicionale dhe vitet e fundit marrëdhëniet kino-shqiptare kanë shënuar përparime të reja. “Pala kineze e çmon këtë miqësi tradicionale, respekton rrugën e zhvillimit të Shqipërisë të zgjedhur nga vetë populli shiptar dhe mirëkupton përpjekjet e saj për integrim europian, tha Yang. Ai shtoi se Kina do të zbatojë konsensusin e arritur midis liderëve të të dy vendeve, për forcimin e besimit reciprok politik dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke shfrytëzuar plotësisht platformën e bashkëpunimit “16+1”, si dhe nismën “Një Brez Një Rrugë”.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë Rama tha se populli shqiptar ushqen ndjenja të bukura ndaj popullit kinez dhe të dyja palët kanë potencial të madh të bashkëpunimit pragmatik. Qeveria shqiptare u kanë kushtuar rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe dëshiron që bashkë me palën kineze të shtojë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, turistik, njerëzor etj. “Pala shqiptare mirëpret firmat kineze të shtojnë investimet në Shqipëri dhe të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës në vend,” theksoi kryeministri shqiptar.

Yang Jing dhe zv/kryeministri Niko Peleshi zhvilluan të hënën bisedime dhe morën pjesë bashkërisht në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomiko-Teknik midis Qeverisë Kineze dhe Qeverisë Shqiptare. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Please follow and like us: