Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari nga Tetova, mik i Bill Klintonit

13393349_10153514424170685_2052305898_n

Në emisionin JETA në rubrikën “Shqiptarët nëpër botë” i ftuar ishte shqiptari nga Gostivari, Sherif Mislimi, që tash e shumë vjet jeton në Vjenë të Austrisë.

Nga babai ai ka trashëguar traditën e ëmbëlsirave. Në Vjenë ai ka një ëmbëltore bashkë me vëllanë e tij. Të dy janë simbol i sheshit “Stephanplatz”, ku çdo ditë vëllezërit deri në terr shesin akulloren më të mirë në vend.

Ndërsa në pjesën e dytë, “Rrëfim jete”, i ftuar ishte një tjetër shqiptar i suksesshëm në Vjenë. Bëhet fjalë për Aki Nuredinin nga Kamjani i Tetovës. Në lagjen e quajtur “Annagasse”, ai ka restorantin më të mirë italian në vend, që mban emrin “SOLE”. Për 33 vjet njerëz të njohur, të profileve të ndryshme, kulturës, artit e politikës vizitojnë këtë restorant. Ai është shpallur edhe qytetar nderi i qytetit.

Në emisionin JETA ai tregon sekretin e restorantit dhe shumëçka tjetër.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iQgb2Elo6UY?feature=oembed]

 

Please follow and like us: