Albspirit

Media/News/Publishing

“Zbërthehet” Haki Çako, ja çfarë dëshmoi në prokurori

Zbulohet “meraku” i kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës. Sulmet e tyre prej dy ditësh ndaj organit të akuzës dhe gjyqësorit, lidhen më tepër me përpjekjet e tyre, për të shkëputur nga “kthetrat” e drejtësisë Haki Çakon. Janë disa “sinjale gatishmërie” të kryepolicit për tu “zbërthyer” para prokurorëve, ato që kanë nxitur Edi Ramën dhe Saimir Tahirin në një fushatë sulmesh e denigrimi ndaj Prokurorisë e Gjykatës.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se Haki Çako ka deklaruar se pajisja nuk është përdorur vetëm për trajnime, por edhe për identifikimin e IMEI-t të celularëve.
Ndërkohë, mësohet se Haki Cako ka deklaruar gjithashtu se pajisja është përdorur edhe për përgjim në burg, ku një prej të përgjuarve ka qenë Valdimir Gjuta, një i akuzuar për tritol-vënien te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm.
Sipas këtyre pohimeve, të cilat “zgjerojnë” veprimtarinë e pajisjes përgjuese, nuk përjashtohet mundësia që kryepolici të deklarojë më tej, se pajisja është përdorur edhe për përgjime jashtë “mureve të burgjeve”.
Burimet nga Prokuroria bënë të ditur gjithashtu se Haki Çako nuk kishte dijeni për regjistrimin në doganë të pajisjes.
Një ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi dje masën e pezullimit për Çakon, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit.
Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike për Artion Dukën, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (FO) dhe Entiol Xhelilajn, specialist pranë FO, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Please follow and like us: