Albspirit

Media/News/Publishing

Fatos Lubonja deklaratë tronditëse: Situata shokuese

Fatos Lubonja deklaratë tronditëse: Situata shokuese, po degradojmë si sëmundjet që sjellin vdekje!

Fatos Lubonja deklaratë tronditëse: Situata shokuese, po degradojmë si sëmundjet që sjellin vdekje!

 

Analisti Fatos Lubonja, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj qeverisë Rama, sot ka dhënë alarmin se situata është shokuese.

Sipas tij, ky sistem po degradon, si sëmundjet që degradojnë deri sa na sjellin vdekjen. Më tej, Lubonja ka rikthyer në vëmendje disa premtime të Ramës e Veliajt, dhe sa kanë përmbushuar ata deri tani.

Ja çfarë thotë Lubonja:

Edhe unë e ndaj këtë mendim, që tre vitet e fundit janë shumë shokuese. Por, kur do ti bëjmë analizën, duhet të veçojmë dy gjëra. Sa kjo është pasojë e degradimit, pasi ka sisteme që degradojnë si sëmundjet që degradojnë deri sa sjellin vdekjes, sa kjo është pasojë e një rruge të gabuar që ka marrë Shqipëria, për shumë gjëra, që përmendi edhe Blushi, një ekonomi të paqëndrueshme, unë do të shtoja edhe një ekonomi kriminale mbi të gjitha, ky është problemi i madh. Nëse ti zhvillon një ekonomi kriminale, atëherë kjo ekonomi dashur pa dashur është shumë e fuqishme që të kapë shtetin. Edhe në vendet e zhvilluara flitet për lobingje që kanë kapur shtete dhe ka probleme të mëdha. Imagjino këta lobingje që janë organizatat kriminale të trafikut të drogës etj., etj., dhe politika lidhet me këta për të mbajtur pushtetin. Atëherë, sa kemi të bëjmë me këtë dështim ekonomik, që çon më pas që pushteti lokal na kapet nga trafikantë dhe përdhunues, sa kësaj i shton pastaj imoralitetin i një kryeministri i cili rrëfen se nuk është i ri politikë. Unë jam nga ata njerëz që nuk e ka besuar, por është një kryeministër që ka ardhur në pushtet, s’po flas për kulturën, me premtime të cilat të nesërmen që ka marrë pushtetin, jo vetëm që si ka mbajtur, por ka bërë të kundërtën. Po ju kujtoj që premtimi numër një si kryebashkiak i tij ka qenë kthimi në identitet i Tiranës dhe hartimi i planit Urbanistik të Tiranës, si kushtetutë e një qyteti. Dhe, pas 12 vjetësh, jo vetëm që filloi shkatërrimin e identitetit sapo erdhi, që po e vazhdon edhe sot, por nuk bëri as edhe një Kushtetutë, sepse kërkonte pushtetin personal. Kërkonte pushtetin që e ndante me oligarkët, të cilët kishin në atë kohë, dhe vazhdojnë edhe sot, mediat. Ky është pushteti, kjo është një lloj mënyre e pushtetit. që u ndërtua në Shqipërinë në atë kohë, vazhdon edhe sot, por ka degradimin e vet. Pra, këtu ndajmë sa përgjegjësi ka një sistem i tërë i ngritur dhe sa përgjegjësi ka një individ që e merrin përsipër kalërimin e këtij sistemi, mbrojtjen e këtij sistemi, mashtrimin ne emër të publikut të këtij sistemi dhe na del se Rilindasit janë më tepër zhgënjyes, për atë fasadën që paraqitën sikur janë të rinj, por normalisht janë ata të rinjtë që kanë lindur ca më pas se ata të vjetrit dhe nuk janë të rinj.

Please follow and like us: