Albspirit

Media/News/Publishing

Kuriozitete më të rralla më botë

50 rekordet kuriozitete më të rralla më botë

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase! Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes!

2. Fëmija më i rëndë në botë,është lindur në vitin 1954, nga italiania, Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bet’hoveni para se te kompozonte, fuste kokën në ujë. Kurse Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç, nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë, është Shimpanzeja Coco, në Florida në vitin 1984. Ky majmun, jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla ku vidhte, shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh, për shitje është ai i Hillary Klintonit, me Librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri,në qershor të vitit 2003,u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun ndërkombëtar është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë, kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë, e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës, gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit: Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojrave të ndryshme dhe 165 tavolinë loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë, gjendet në kryeqytetin amerikan, Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë, që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant, mundet të thotë, deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar, që kur ka lindur mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzor.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed, nga India. Pas matjeve të bëra me 19 qershor 1990 në Spitalin Rahm Manohar të New Delphit (Indi), u arrit, se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë, deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Hollandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare, ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg dhe në moshën 19 vjeçare, ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë, është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi, i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë, etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën, janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Chikagos. Pacientja Getrude Lewandowski, mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë, e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin, për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania, Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987, ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerike më 29 korrik 1977. Ai u diplomua, ne Maunt Sinai SChool of Medicine in New York City më 19 Mai 1995 në moshën 17 vjeçare.

19. Binjakët më të rënde në botë, janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979,) me të vëllanë Benny LLoyd,po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq ne vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cili lindi më 18 korrik 1994, në moshën 63-vjeçare një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u rruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët sipas astrologëve amerikanë çdo njeri mund të shoh jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra piskojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën është Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordey Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31 . Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia ku Ancentus Akuku ka deklaruar, se i është dashur shumë mund, dhe diktaturë për të patur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë “që jetuan aty”.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteret dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili, është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet Himni Sovjetik,i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987,një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që ju bë një pacienti në Londër kirurgët hoqën afro 230530 gurë të veckël, nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Truri i përkiste një femre e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia”, përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej, dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Please follow and like us: