Albspirit

Media/News/Publishing

Profil/ Shkëlzen Gashi, fundi i ëndrës zviceriane

Shkelzen Gashi do të luajë të shtunën në Lens kundër Zvicrës. Do të luajë për Shqipërinë. Ashtu ka vendosur ngaherë, por ai nuk është indiferent ndaj Zvicrës, sepse këtu është rritur, këtu ka bërë karrierë të madhe në të gjitha klubet e rëndësishme – dhe befas ka vendosur të vazhdojë karrierën në Amerikë, në Colorado. Në një intervistë për gazetën zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» ai ka folur për rrugën e tij. Ka thënë se Amerika i ka pëlqyer përherë, se në këtë vend do ridimensionet, gjithçka është e madhe, stadiumet, vendi, entuziazmi. «Ka shqiptarë në SHBA që udhëtojnë pesë deri në tetë orë me veturë për të më parë – kjo është çmenduri. Ata thonë se ishte dita më e bukur e jetës së tyre. Krenaria e tyre për lojën tonë është e madhe. Dikur fëmijët në Shqipëri kanë mbajtur bluza të Zidanit, sot veshin fanella me Xhakën apo Gashin», ka deklaruar ai.

Në Amerikë Gashi nuk luan vetëm futboll. Ai është i lumtur që ka mundësinë edhe të përmirësojë njohuritë e gjuhës angleze. Thotë se është duke e përjetuar ëndrrën amerikane në një vend me disa zona kohore, me klima të ndryshme, me fluturime herë në Kanada te ekipi Montreal Impact, herë në Los Angeles. Futbolli amerikan për të është shumë fizik, intensiv, stadiumet janë plot, ndeshjet festë popullore me grill, fishekzjarrë dhe himn kombëtar.

Gashi thotë se është i lumtur pasi në Zvicër ka arritur gjithçka, ka qenë golashënuesi më i mirë, ka luajtur edhe për Baselin, njërin prej ekipeve më të mira. «Paratë nuk kanë luajtur rol, përndryshe do të shkoja në Katar apo Kinë. Ishte një vendim në favor të Amerikës», tregon ai./ Dialog Plus

Shkelzen Gashi do të luajë të shtunën në Lens kundër Zvicrës. Do të luajë për Shqipërinë. Ashtu ka vendosur ngaherë, por ai nuk është indiferent ndaj Zvicrës, sepse këtu është rritur, këtu ka bërë karrierë të madhe në të gjitha klubet e rëndësishme – dhe befas ka vendosur të vazhdojë karrierën në Amerikë, në Colorado. Në një intervistë për gazetën zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» ai ka folur për rrugën e tij. Ka thënë se Amerika i ka pëlqyer përherë, se në këtë vend më së shumti i do dimensionet, gjithçka është e madhe, stadiumet, vendi, entuziazmi. «Ka shqiptarë në SHBA që udhëtojnë pesë deri në tetë orë me veturë për të më parë – kjo është çmenduri. Ata thonë se ishte dita më e bukur e jetës së tyre. Krenaria e tyre për lojën tonë është e madhe. Dikur fëmijët në Shqipëri kanë bartur fanella me Zidanin, sot bartin fanella me Xhakën apo Gashin», ka deklaruar ai.

Në Amerikë Gashi nuk luan vetëm futboll. Ai është i lumtur që ka mundësinë edhe të përmirësojë njohuritë e gjuhës angleze. Thotë se është duke e përjetuar ëndrrën amerikane në një vend me disa zona kohore, me klima të ndryshme, me fluturime herë në Kanada te ekipi Montreal Impact, herë në Los Angeles. Futbolli amerikan për të është shumë fizik, intensiv, stadiumet janë plot, ndeshjet festë popullore me grill, fishekzjarrë dhe himn kombëtar.

Gashi thotë se është i lumtur pasi në Zvicër ka arritur gjithçka, ka qenë golashënuesi më i mirë, ka luajtur edhe për Baselin, njërin prej ekipeve më të mira. «Paratë nuk kanë luajtur rol, përndryshe do të shkoja në Katar apo Kinë. Ishte një vendim në favor të Amerikës», tregon ai.

Please follow and like us: