Albspirit

Media/News/Publishing

Shteti i vogël i Ishujve Kajman mban 265 miliardë $ të bonove amerikane

 

Kajman

Një qendër financiare në Karaibe, favorizuar nga fondet e mbrojtura (apo fondet e investimeve alternative- hedge fund), është tani zotëruesi i tretë më i madh i borxhit të huaj të qeverisë së SHBA-së.

Ishujt Kajman, ku fondet e mbrojtura kanë shtëpinë e tyre më tepër se kudo tjetër në botë, zotëronin 265 miliardë USD bono thesari në mars, në rritje 31 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit së SHBA. Kjo ishte hera e parë që SHBA ka publikuar detajet e zotërimeve të bonove në vendet e OPEC-ut dhe Karaibeve, dhe kjo erdhi në përgjigje të një kërkese nga Akti i Lirisë së Informacionit, paraqitur nga Bloomberg News.

Këto të dhëna e bëjnë këtë territor britanik një parajsë fiskale me rreth 60.000 banorë, mbajtësin e tretë më të madh të bonove, pas Kinës dhe Japonisë. Këto dy shtete, ekonomitë e të cilëve renditen të dytët dhe të tretët më të mëdha në botë, zotërojnë secili më shumë se 1 trilion dollarë bono thesari.

Rritja e zotërimeve të borxhit të SHBA nga vendet e Karaibeve tregon se fondet e mbrojtura po iu bashkohen menaxherëve të fondeve më tradicionale në blerjen e bonove, ndërkohë që aktivet e tjera kanë kthime shumë të ulëta, ndërkohë që shumë indekse globale të aksioneve po shënojnë humbje në 2016-n. Interesat negative të obligacioneve në Europë dhe Japoni po i shtyjnë gjithashtu menaxherët e aseteve drejt tregut të bonove të thesarit prej 13.4 trilionë USD, që po shkon drejt të tretin vit radhazi me rritje.

“Shumica e fondeve të mbrojtura po i përdorin bonot e thesarit si një mënyrë për të parkuar asetet pa marrë shumë rrezik”, tha Donald Steinbrugge, partneri drejtues i firmës konsulente Agecroft Partnerët në Richmond, Virginia.

Rreth 60 për qind e aseteve të fondeve të mbrojtura gjendjen në ishujt Kajman, sipas një raporti të vitit 2014 nga ana e firmës konsulente Oliver Wyman & Co.

“Një regjim rregullator i fortë dhe taksa të ulëta ose aspak taksa i lejojnë Ishujt Kajman për të ndërtuar një reputacion të gjatë e të qëndrueshëm si shpërndarës global i fondeve”, sipas raportit.

Please follow and like us: