Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidentohen 4 makina te “Zogu i Zi”, nuk ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”, në Tiranë. Aksidenti ka përfshirë 4 makina, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Dëshmitarët pohojnë se shkak u bë mosruajtja e distancës së sigurisë në lëvizje. Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në këtë aks, ku u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën.

Please follow and like us: