Albspirit

Media/News/Publishing

Mashtrimi i Lubonjës për dhëndrin e Gramoz Ruçit

Mashtrimi i Lubonjës për dhëndrin e Gramoz Ruçit

Analistët në Shqipëri edhe pse disa prej tyre kanë reputacion dhe besueshmëri në opinionin publik, shpesh gjuajnë kot ose për pak audience bëjnë sikur dinë gjithçka dhe janë të sinqertë.

Një nga këta është edhe Fatos Lubonja, i cili në fakt duket se ka bërë marrëveshje me të vërtetën apo më shumë me mendimin e tij të lirë. Ky mendim është me vlerë sidomos kur vërtetësinë e ka të mbështetur  në fakt dhe nuk manipulohet apo nuk përdoret për interesa të momentit. Në fakt ne emisionin ku te ftuar kishte deputetin Ben Blushi, Ylli Rakipi tha se dhëndri i një autoriteti të lartë në PS kishte mundur të merrte fondet e OBSH dhe ti kalonte ato tek private.

Duke reaguar menjëherë Fatos Lubonja ka thënë se ai ishte dhëndri i Gramoz Ruçit. Një akuzë nga Ylli Rakipi që merr emër nga Fatos Lubonja. Për të parë sa e vërtetë ishte kjo akuzë, siguruam disa informacione, jo për të shpëtuar akuzën ndaj Ruçit dhe as ndaj dhëndrit të tij, por për të menduar të vërtetën e thënë nga një opinionist në publik. Rezultati ishte spektakolar, gjithçka ishte thënë rezultoi një gënjeshtër. Dhëndri I Gramoz Rucit ishte mjek, kirurg-urolog në QSUT, një nga profesionistët në fushën e vet.

Herion Dredha, vazhdonte punën në institucion, për më tepër dy net më parë kishte qenë mjek-roje, pra në shërbim sipas profesionit të tij. U përpoqëm të merrnim më shumë informacion dhe na rezultoi sërish se Fatos Lubonja gënjente. Këto veprime dhe akuza në publik duke vendosur emra për inate politike, janë të shpeshta dhe ndoshta Ruçit, Ramës, Berishës, Bashës e shumë politikanëve nuk ju duken problem. Por kur bëhen për familjarë nga njerëz që duken si opinion i pavarur qytetar në publik, duhet të jenë të verifikuara dhe të vërteta të pakundërshtueshme.

Shashka e Lubonjës dje ndoshta i shërben shumë, pasi për shkak të moshës mund të ketë nevojë për urolog, këtë e ka të garantuar pas akuzës së djeshme. Nga një gënjeshtër siguron një doktor për prostatën, mund ta mbash edhe garanci për të ardhmen, që të jesh i sigurt./citynews

Please follow and like us: