Albspirit

Media/News/Publishing

Themeluesi i Google fshehurazi është duke ndërtuar veturë fluturuese

Bashkëthemeluesi i Google Larry Page personalisht është duke financuar disa kompani për të krijuar vetura fluturuese, sipas “Bloomberg”, transmeton koha.net.

Sipas raportimeve të fundit Page, personalisht ka financuar një kompani të quajtur Zee.Aero për më shumë se 100 milionë dollarë, që nga krijimi i saj në vitin 2010, duke i vënë parat në një emër tjetër, Kitty Hawk, që nga viti i kaluar.

Interesimi i tij në këtë kompani është një ambicie personale, sipas Bloomberg, ai madje ka mbajtur një zyre në këtë kompani, ku ai kishte përdorur një pseudonim si “GUS”, “djali një kat më lartë”.
Kompania Zee.Aero dhe “Kitty Hawk” kanë krijuar dizajnë për veturat fluturuese krejtësisht veçmas, ndërsa ka kryer edhe prova në një aeroport rreth një orë larg selisë së Google.

Sipas raportimeve, Zee.Aero ka punësuar dizajnues të mjeteve fluturuese dhe inxhinierë nga organizata shumë të njohura, përfshirë NASA, Boeing dhe SpaceX, ndërsa deri më tani ka qenë duke testuar dy prototipe, të dizajnuar me vetëm një ulëse, njëra duket si një “avion i vogël tradicional” dhe tjetri me helika poshtë tij.

Prototipi me të cilin kompania Zee.Aero e ka bërë në vitin 2012 përshtatet më këto pohime, por në atë kohë kompania ka dështuar në patentimin e tij.

Please follow and like us: