Albspirit

Media/News/Publishing

Itali, humb jetën në aksident rrugor Mark Pali 

mark pali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në autostradën pranë Loreto di Fossano, Itali, dy ditë më parë. Mediat italiane shkruajnë se pavarësisht ndërhyrjes së autoambulancës, 39-vjeçari shqiptar Mark Pali, resident në Cherasco, ka humbur jetën. Shqiptari, i cili udhëtonte me motoçikletë u përplas nga një fugon tip “Fiat Doblò” gjatë pasdites së të shtunës. 39-vjeçari punonte në sektorin e ndërtimit. Ai la të ve gruan e tij Valbona dhe dy fëmijët, Renaton, 17-vjeç dhe Anitën, 15-vjeç, shkruan “La Stampa”. Funerali pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Shqipëri.

Please follow and like us: